Aktuale

Komuna e Prishtinës tash e tutje diskuton online me qytetarët

Ka nisur konferenca e organizuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, në të cilën po prezantohet platforma digjitale për pjesëmarrje publike.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se Komuna e Prishtinës ka mbajtur mbi 50 diskutime publike për ti parë kërkesat e qytetareve.

Ai tha se me këtë platformë, nuk do të anashkalohen debatet publike, por bisedimet të bëhen në mënyrë online.

Ndërsa, Muhedin Nushi tha se platforma e re digjitale është thjeshte një platformë e cila iu mundëson qytetarëve propozime të projekteve për lagjen e tyre.

Ata kanë vlerësuar se kjo platformë e rrit dukshëm transparencën në vendimmarrje./KosovaPress/