Në Turqi sot janë pushuar nga puna përafërsisht 15 mijë zyrtarë publikë, oficerë ushtarakë, policë dhe janë mbyllur rreth 500 institucione që supozohet se kanë lidhje me grusht shtetin e pasuksesshëm në korrik të këtij viti, transmeton Reuters.
Janë pushuar rreth 1990 persona nga forcat e armatosura të Turqisë, 7589 zyrtarë të Policisë, 403 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe më shumë se 5 mijë zyrtarë publikë.
Qeveria turke me një dekret ka mbyllur 550 institucione, 18 organizata humanitare dhe 9 shtëpi mediale.