Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku dy të rinj të cilët po lëviznin me motor, kanë humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së Bllokut.
Policia njoftoi se drejtuesi i motorit, i cili kishte edhe një pasagjer, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur.
Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Qendrën spitalore për trajtim mjekësor, por si pasojë e plagëve të marra, K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në spital./KosovaPress/





















