Aktuale

Shpërthim me granatë dore afër burgut

Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur afër burgut të Mitrovicës në rrugën “Filipa Vishnjica”.

Shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës. Policia raporton se përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka, shkruan lajmi.net

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë duke hetuar rastin i cili është cilësuar si Rrezik i Përgjithshëm. /lajmi.net