Aktorja Meghan Markl ka qenë mjaft e komentuar ditët e fundit për shkak të romancës së saj me Princ Harry.
Ndërsa aktorja 35 vjeçare po e shijon në maksimum këtë lidhje, duket se ajo është e gatshme të bëjë edhe një sakrificë të madhe në karrierën e saj profesionale, për shkak të Princit. Një mik o saj ka folur për revistën “People” ku ka thënë se aktorja është e gatshme të heq dorë nga aktrimi. Ai ka thënë që Markl dëshiron të ardhme me princin dhe ka shprehur dëshirën që të lë gjithçka për ta bërë atë të mundur, transmeton KosovaPress.
Dyshja kanë bërë shumë udhëtime, por ende nuk janë parë së bashku në publik.