“Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE-ja, zgjedhja e Donald Trump-it dhe situata politike në Turqi duhen parë si thirrje për t’u zgjuar nga gjumi për Gjermaninë,” tha Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
“Të gjitha këto janë tërmete politike. Pa dyshim që këto procese na kanë mërzitur, por gjithashtu edhe mund të na nxisin për të vazhduar tutje”, tha ai, transmeton koalb.com.
“Vendi ynë mishëron, ndoshta ai asnjë vend tjetër në botë. Ne kemi dëshmuar se lufta mund të shndërrohet në paqe, ndarja mund të dërgojë në pajtim dhe se nxitja e nacionalizmit dhe ideologjive mund të pasohet nga diçka si arsye politike”, shtoi Steinmeier.
Partia eKancelares gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur se ata do të mbështesin kandidaturën e Steinmeier për të zëvendësuar presidentin Joachim Gauck, pasi mandati i tij përfundon në mars.
“Përvoja e tij, aftësia e tij për të gjetur konsensus, qëndrimi i tij me këmbë në tokë dhe njohuritë e tij për botën, e bëjnë atë një kandidat të përsosur për postin e presidentit të Gjermanisë,” tha Merkel.