Aktuale

Lëndohen katër persona në një aksident në Suharekë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident trafiku të ndodhur dje në Suharekë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës thotë se një burrë duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një veturë.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës dhe tri pasagjere kanë pësuar lëndime, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.