Deputetët e Vetëvendosjes Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë, për shkak që një deputet i PDK-së ka tërhequr nënshkrimin për një seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.
Aida Dërguti tha se tash e sa ditë janë duke mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme.
Sipas saj në momentin e fundit u tërhoq nënshkrimi i një deputeti për shkak të trysnisë së bërë .
Deputeti Bislim Zogaj e ka tërheq nënshkrimin për seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin./KosovaPress/