Aktuale

Humb jetën në aksident komunikacioni

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa, i lënduari tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./KosovaPress/