Aktuale

Fillon projekti “dil prej socialit”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arbasn Abrashi ka njoftuar se kanë filluar një projekt i cili parasheh që parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave, në periudhë subvencionimi 12 mujor me mundësi vazhdimi.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se do t’i subvencionojnë punësimin me rreth 120-130 euro, për çdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjeçare me mundësi vazhdimi, dhe heq dorë nga asistenca sociale.

“Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës.Pra ideja është që fondet pasive t’i kthejmë në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvogëlojmë papunësisë. Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv. Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë”, ka shkruar ai./KosovaPress/