Aktuale

Hahn bisedon tema të ndjeshme me liderët politik

Në takimin e Komisionerit Johannes Hahn dhe nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulurike Lunaçek, me liderët e pesë partive politike, temë e diskutimit janë zhvillimet politike, reforma evropiane në Kosovë, procesi i liberalizimit të vizave dhe demarkacioni.

KosovaPress ka arritur të sigurojë një foto nga takimi që po mbahet me dyer të mbyllura, ku nuk janë lejuar mediat të marrin pamje.

Në takim po marrin pjesë Kadri Veseli, PDK, Isa Mustafa, LDK, Visar Ymeri, VV, Ramush Haradinaj, AAK dhe Jakup Krasniqi, Nisma.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë, kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, raporton KosovaPress.