Kuriozitete

Ja çfarë simbolizon ngjyra vjollce në veshjet e çiftit Clinton

Pasi u bë i ditur rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane, Hillary Klinton doli në një fjalim për publikun ku edhe uroi për fitoren e arritur tashmë presidentin e superfuqisë botërore, Donald Trumpin.

Përveç fjalimit të saj ishte edhe një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen. Ish-sekretarja e shtetit amerikan u shfaq e veshur me pantollona dhe xhaketë ngjyrë vjollce.

Poashtu edhe bashkëshorti i saj, Bill Klinton që shoqëroi atë kishte kombinuar ngjyrat me bashkëshorten e tij, shkruan gazetametro.net

Kjo përshtatje në veshje nuk ka kaluar pa bërë bujë nëpër rrjete sociale. Komentuesit e shumtë kanë thënë një shpjegim mjaft interesant prapa ngjyrës vjollce që Bill Klinton kishte në kravatë, ndërsa Hillary në xhaketën e saj.

Le të sjellim ndër mend që simbolikisht shtetet amerikane që votojnë republikanët njihen si ‘’shtete të kuqe’’, kurse ato që votojnë demokratët njihen si ‘’shtete të kaltëra’’.  Ndërsa, me përzierjen e ngjyrës së kuqe me të kaltër përfitohet ngjyra e vjollce.

E vjollca që familja Klinton kishte zgjedhur për paraqitjen e parë publike pas humbjes së Hillary-t në garën presidenciale simbolizon bashkimin në mes të republikanëve dhe demokratëve.

Hillary Klinton edhe pse doli humbëse në këtë garë duket se përcolli një mesazh mjaft të rëndësishëm duke vënë në pah rëndësinë e bashkimit pavarësisht dallimeve të mundshme.