Ish- ambasadori i Kosovës në Shqipëri, dhe tash kandidat për kryetar të Drenasit, i ka shkruar një letër presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, raporton Gazeta Blic.
Në këtë letër, Lladrovci thotë se SHBA-të kanë qenë dhe do të mbesin gjithnjë shembulli më i lartë i së drejtës dhe demokracisë, dhe për ne, banorët e Kosovës, kanë vendin e veçantë për gjithë kontributin e dhënë në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës së re, të pavarur dhe prosperuese.
Letra e plotë e Lladrovcit:
Zotit Donald Trump
I nderuari zoti President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
fitorja Juaj në zgjedhjet presidenciale është një lajm i mrëpritur për vendin Tuaj, i cili besoi tek Ju, dhe për gjithë popujt e tjerë, si shenjë e demokracisë dhe e prosperitetit.
Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe do të mbesin gjithnjë shembulli më i lartë i së drejtës dhe demokracisë, dhe për ne, banorët e Kosovës, kanë vendin e veçantë për gjithë kontributin e dhënë në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës së re, të pavarur dhe prosperuese.
Ju shkruat një histori të re të Shteteve të Bashkuara.
Zoti qoftë me Ju.
Në emër të Familjes Lladrovci
Ramiz Lladrovci