Rajon & Botë

Në Oregon protestohet kundër Trumpit president

Në disa qytete në shtetin Oregon u mbajtën demonstrata pas shpalljes së rezultateve nga votimi dhe informata se Donald Trump është zgjedhur për president të ri amerikan.

Siç transmetojnë mediat lokale, qindra studentë nga Oregoni kanë dalë nëpër rrugë.

“Të kujt janë këto rrugë? Këto janë rrugët tona!”, brohorisnin demonstruesit.

Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i SHBA-së, duke e sfiduar kundërkandidaten e tij nga tabori demokratik, Hillary Klinton.

Në Oregon, strehimore tradicionale e demokratëve, fitoi Klinton me dhjetëra për qind pikë dallim./KosovaPress/