Rajon & Botë

“Natë e frikshme”, Bota reagon ndaj rezultateve të zgjedhjeve në SHBA

Bota reagoi me tronditje dhe frikë pasi të mëngjesin e hershëm të së mërkurës harta zgjedhore e SHBA-së filloi të anojë drejt Donald Trump, një populist i cili ka premtuar ndryshime të mëdha në politikën amerikane, shkruan CNN.

“Termeti Trump”  shkruan në faqen e Daily Mail, e cila thotë se rezultatet e zgjedhjeve kanë “ hutuar të gjithë ekspertët.”

 Shtëpi të tjera të mediave të huaja kanë qenë më të kujdesshme, duke treguar kujdes deri në numërimin e tërësishëm të votave. “Garë kokë më kokë, pas disa muajsh hidhërim”, ishte titulli i Times të Londrës.  

 Performanca e fortë e Trump ka zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme shanset e Hillary Clinton-it për fitore, transmeton KosovaPress.

 Në Meksikë, mediat janë fokusuar në rënien e vlerës së pezos. “Dollari then pengesat”, është titulli në El Sol de Mexico, një gazetë kryesore në kryeqytetin e vendit.