Po i jepet lamtumira e fundit ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Në ceremoninë e varrimit janë duke marr pjesë qindra njerëz për të shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e Astirit, djalit 26-vjeçar që vdiq të shtunën, kur po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga ekspertiza ligjore për rrethanat e vdekjes së Astritit. Ai ishte i burgosur si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës që ndodhi në muajin gusht të këtij viti./Lajmi.net/
Tags:Astrit Dehari