Aktuale

Mbledhje komemorative dhe marsh protestues para varrimit të Deharit

Astrit Dehari do të varroset nesër në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.

Para varrimit do të mbahet një mbledhje komemorative dhe një marsh protestues.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.

Agjenda për varrimin e Deharit

11:00 – Mbledhje komemorative në  Fakultetin Filologjik.

12:00 – Marsh protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të UP-së. 

Marshi fillon nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon deri tek Teatri Kombëtar ku bëhen homazhet. 

14:00 –Varrimi në varrezat në Zllatar, Prishtinë.