Aktuale

Ministri Tahiri pritet të prezantojë uniformat e reja të Policisë së Shtetit (Foto)

Ministri i Brendshëm, Saimit Tahiri pritet që të prezantojë ditën e sotme uniformat e reja të policisë së Shtetit.

Prezantimi do të bëhet para ministrisë së Brendshme. Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit pritet të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Megjithëse, policia ishte pajisur para dy vitesh me uniforma të reja, ministria e Brendshme i ka nxjerrë jashtë përdorimit për shkak të cilësisë të dobët të prodhuar nga kompania.

Për këtë arsye, kompania u çua për ndjekje penale, ndërsa policia do të ketë uniforma të reja.