Aktuale

Shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol?

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të Interpol-it, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të Interpol-it, e cila do t’i zhvilloj punime nga sot deri më 10 nëntor.

Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë asamble mes tjerash pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

“Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim”, thuhet në njoftim.