Aktuale

Ja kush janë dy personat e 4.2 tonëve kanabis në Rrëshen

Ndërsa pronari i magazinës në Rrëshen ku u gjet 4.2 ton kanabis Kastriot Reçi është ende në kërkim, policia nuk ka gjetur ende pronarin e vërtetë të sasisë së madhe të drogës.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se dy persona, Altin Ndoj dhe Viktor Simoni dyshohet se janë dy njerëzit që e administronin drogën në magazinën që u zbulua të mërkurën në Rrëshen.

Hetuesit po punojnë për të saktësuar nëse Kastriot Reçi, i shpallur në kërkim, është thjesht pronar i magazinës, apo edhe i kanabisit që përpunohej në të.

Ndërkaq, ditën e nesërme 22 persona të arrestuar gjatë këtij aksioni do të dalin në masë sigurie në gjykatë.