Sharbat Gula , e njohur si “Vajza afgane me sy të gjelbër”, që u bë e njohur në mbarë botën, kur ajo u shfaq në kopertinën e revistës “National Geographics” në vitin 1985, kur ishte vetëm 12 vjeçare.
Gula, tani është rreth 40 vjeç, u arrestua javën e kaluar në Pakistan pas një hetimi dyvjeçar. Zyrtarët thanë se ajo u arrestua pasi kinse kishte një kartë identiteti false.
Nën hetim janë edhe zyrtarët që kanë lëshuar dokumentin. Megjithatë, familjarët e saj thonë se ajo është refugjate dhe viktimë e destabilitetit në një rajon të goditur nga luftimet.
Një gjykatë pakistaneze ka refuzuar ta le të lirë atë me kusht.
Edhe pse me origjinë është nga Afganistani, gjyqtari në një gjykatë të Peshavarit pohon se “duke pretenduar që ajo të jetë një qytetare e Pakistanit dhe ligjërisht ajo nuk e ka këtë status, nuk mund të lihet e lirë”, transmeton KosovaPress.
Nëse ajo shpallet fajtore, mund të dënohet me 14 vjet burg.
Fotografi Steve McCurry, i cili e bëri të famshme atë përmes fotografisë së quajtur “Vajza afgane” në vitin 1985 dhe e cila mori zemrat e njerëzve falë syve të gjelbër depërtues, ka njoftuar se do të bëjë të pamundurën e tij për ta ndihmuar./KosovaPress/