Shëndetësi

Alkooli shkaktar i 700-mijë rasteve të kancerit në botë

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 700.000 raste të reja të kancerit të ezofagut, zorrës së trashë, fytit, mëlçisë dhe gjirit, dhe të 365.000 vdekjeve nga kjo sëmundje në botë brenda një viti.

Kjo është bërë ë ditur në një studim të publikuar sot në Paris, në Kongresin Botëror mbi Luftimin e kancerit, ku sipas studimit, kjo më e përhapur është në vendet e zhvilluara, transmeton KosovaPress.

“Një pjesë e madhe e popullsisë nuk e din se alkooli mund të shkaktojë kancer”, tha Kevin Schild, një ekspert i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Ai vuri në dukje se kanceri prek popullatën në Amerikën e Veriut, Australi dhe Evropë, veçanërisht Evropën Lindore dhe se ata do të bashkohen së shpejti me vendet që janë në zhvillim të shpejtë, si Kina dhe India, ku konsumi i alkoolit është në rritje.

Studimi është i bazuar në të dhënat e vitit 2012 dhe tregoi se rastet e kancerit të lidhura me alkoolin, bëjnë pesë për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të reja dhe 4.5 për qind të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në çdo vit në botë.

Sipas studimit, rastet e kancerit të lidhura me alkoolin, janë të lidhura ngushtë me nivelin e zhvillimit të vendit, si pasojë e rritjes së konsumimit të alkoolit.

Studimi do të publikohet në vitin e ardhshëm në revistat shkencore./KosovaPress/