Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka takuar drejtorin e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Nehat Thaqin. Haradinaj shpreson që askuj të mos i përsëritet fati i Thaqit, shkruan Gazeta Express.
“Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t’iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje Nënkolonel, Nehat Thaqit i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rrezultat i saj sot ai ësht i lirë. Paqi shëndet dhe të mira i nderuar!” shkruan Haradinaj.Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin Kosovë -Serbi, pikëkalimi Dheu i Bardhë.


