Fillojnë sot Ditët e efikasitetit energjetik të Qytetit të Shkupit në kuadër të të cilave do të mbahet konferencë, trajnim dhe ditë e hapur për qytetarët.
Konferenca do të mbahet sot dhe do të mbajë fjalim kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Është planifikuar të mbahen tri panele në të cilat do të prezentohen arritjet e Qytetit të Shkupit në sferën e efikasitetit energjetik, arritjet në komunat e Shkupit dhe teknologjitë me efikasitet energjetik.
Nesër do të mbahet trajnim për konsumin efikas të energjisë për personat drejtues të objekteve nën ingerencën e Qytetit të Shkupit, ndërsa të premten në sheshin “Maqedonia” do të organizohet Ditë e hapur për qytetarët.