Rajon & Botë

Gazeta turke ‘Cumhuriyet’: Nuk lëshojmë pe

Të punësuarit në gazetën turke Cumhuriyet ,kanë vendosur “të mos lëshojnë pe” para presonit për arrestimin e kryeredaktorit.

“Nuk do të lëshojmë pe”, është publikuar në faqen e sotme kryesore të njërës nga gazetat më të vjetra turke. Hapësira për tekstet e të dy kolumnistëve të cilët janë arrestuar me redaktorin është lënë e zbrazët.

Prokuroria në Stamboll thekson se gazetarët dhe redaktorët janë arrestuar pas hetimit për gjoja mbështetjen e lëvizjes së predikuesit mysliman Fetullah Gulen.

Gazeta i hedh poshtë këto akuza.

Arrestimet shkaktuan dënim të personave zyrtar ndërkombëtar dhe organizatave, mes të cilave dhe OSBE-ja.

Policia turke dje e arrestoi kryeredaktorin e Cumhuriyet Murat Sabuncu, ndërsa Si-En-En Turk njoftoi se janë dhënë urdhra për arrestimin e gjithsej 13 gazetarëve nga gazeta.

Paraprakisht kryeredaktori i Cumhuriyet Can Dundar është dënuar me gjashtë vite burg për shkak të publikimit të sekretit shtetëror përfshirë edhe aksionin e Ankarasë në Siri.