Kuriozitete

Halloween, i veshuri me kostum të Freddy Krueger plagos pesë persona

Një mashkull i veshur me kostumin e Freddy Krueger, personazh nga filmi “A Nightmare on Elm Street” ka plagosur pesë njerëz në një aheng në Teksas, gjatë Natës së Shtrigave, bëjnë të ditur zyrtarët lokalë.

Policia bën të ditur se personi pak pas orës 2 të mëngjesit ka nxjerr revolen dhe ka filluar të gjuajë në njerëz.
Siç raporton Asociated Press para se të shtijë me armë, sulmuesi është përleshur me një person tjetër.

Siç thuhet të dytë kanë ikur pas incidentit, ndërsa hetuesit po tentojnë të zbulojnë se çka i parapriu të shtënave por supozojnë se në incident ka pasur rol konsumimi i alkoolit.
Të plagosurit janë dërguar nëpër spitale.
280518