Për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni sot arriti komandanti i Forcave Tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, gjeneralnënkoloneli Frederik Ben Hoxhis, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Gjatë qëndrimit, gjenerali Hoxhis do të ketë takime me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe me nikoqirin, e tij shefin e Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneralnënkolonelin Metodija Veliçkovski.
Tema të bisedimeve do të jenë pjesëmarrja në ushtrime dhe stërvitje të përbashkëta të ARM-së dhe Forcave Tokësore të SHBA-ve për Evropë, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në stërvitjet ndërkombëtare të mbështetura nga Forcat Tokësore të SHBA-ve për Evropë në vitin 2017.