Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero ka publikuar këngën e tij të fundit të titulluar “Rren”, me të cilën edhe e zbuloi misterin mes atij dhe këngëtares nga Shqipëria Zajmina Vasjari e cila është protagoniste në klipin e kësaj kënge.
Blero këtë këngë e bëri ‘Cover’, nga këngëtarja Aida Doci e cila e kishte publikuar këtë këngë në fillim të këtij viti, njofton KosovaPress.
“Çka nëse s’do shihemi më unë e ti, çka nëse vdekja na ndan, rren nëse thua që më kujton ti, rren nëse thua s’të harroj ty”, janë këtë pjesë të shkëputura nga teksti i kësaj kënge.