Aktuale

Ramiz Kelmendit i plotësohet ëndrra, ulet pranë Mustafës si zv/kryeministër (Foto)

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e rregullt në orën 14:00. Përkrah kryeministrit Isa Mustafa, për herë të parë që nga emërimi zëvendëskryeministër është ulur Ramiz Kelmendi.

Kelmendi javën e kaluar kaloi nga PDK-ja në LDK, duke marrë me automatizëm pozitën e zv/kryeministrit, pozitë këtë që e kërkonte një kohë të gjatë, shkruan lajmi.net.