Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha ka vendosur të rikthehet në skenën muzikore dhe atë me një këngë që mund të themi është patriotike.
Eliza është paraqitur në Këngën Magjike, me këngën e titulluar “Vendi im”. Përmes kësaj kënge ajo mundohet të tregojë dëshpërimin e përjetuar gjatë jetës së saj në Kosovë, njofton KosovaPress.
“Vendi im, jo nuk të njoh tani, sytë që nuk shohin më, zemra që s’ngrohin më, a je ti vendi im, se kisha menduar se do vish në këtë ditë”, është kjo pjesë e shkëputur nga kjo këngë.