Në vijim të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun turk Yildirim, ndërsa sapo ka nisur takimi me presidentin Erdogan.
Vizita e Ramës në Turqi zhvillohet ne ftesë të Presidentit Erdogan, ndërsa ajo po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie pas sulmeve të mbrëmshme kamikazë në aeroportin e Stambollit, ku humbën jetën rreth 40 persona dhe mbetën qindra të plagosur.
Avioni i kreut të ekzekutivit shqiptar Edi Rama u ul pak minuta pas shpërthimeve në aeroport.

Tags:rama