Aktuale

Dy shqiptarë të Maqedonisë arrestohen për kontrabandë me derivate

Dy të dyshuar shqiptarë shtetas të Maqedonisë janë shoqëruar në Polici, pasi që të njëjtit me automjetin e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në Zllakuqan të Gjilanit ku gjatë kontrollit në automjet u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 100 litra derivate.

Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.