Memphis Depay mund të largohet nga Manchester United.
E ardhmja e Memphis Depay në Manchester United është në dyshim pas paraqitjeve të dobëta. Sulmuesi holandez mund të përfundojë në Francë.
Sipas Mercato365, ish-yllin e PSV Eindhoven po e kërkon klubi i Lilles, i cili së fundi është bërë me pronar të rinj, përcjell Express.
Depay ishte transferuar në Old Traffrod nga PSV, vitin e kaluar. Ai ka bërë 32 paraqitje për ekipin nga Old Traffrod, derisa ka shënuar vetëm dy gola. /Express/