Rajon & Botë

SHBA dhe BE reagojnë për pezullimin e Ligjit të Vetingut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, përmes një deklarate të përbashkët, nxisin referimin sa më të shpejtë në Komisionin e Venezias, të Ligjit të Vetingut.

Gjatë ditës së sotme Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Partisë Demokratike, studioi ankimimin, duke vendosur se ligji i vetingut duhet të shqyrtohet në komisionin e pavarur të Venezias.

Deklaratë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias.

Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit. /Gazeta Express/