Aktuale

200 karabinierë në operacion, arrestohen 21 persona për drogë, mes tyre shqiptarë

Një aksion i gjerë është ndërmarrë mëngjesin e ditës së sotme nga 200 karabinierët italianë, të cilët kanë ekzekutuar 21 urdhërarreste të firmosura nga Gjykata e Raguzës.

Urdhërarrestet ishin firmosur nga prokuroria për disa shqiptarë dhe italianë, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në këtë provincë.

Ka qenë një hetim disa mujor që çoi në arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e 1 kg kokainë e pastër.

Mediat italiane shkruajnë se sot paradite pritet të ketë një konferencë në komandën e Raguzës ku prokurori  Carmelo Petralia do të japë detaje të operacionit.

Janë sekuestruar edhe para të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike.