Deri më tani mjekët nuk posedojnë kurë për bronkiektazinë.
Bronkiektazia është zgjerim i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell rrezik më të madh për të marrë infeksion.
Një gjë e tillë, lejon që bakteret dhe mukoza të mblidhen përgjatë kanaleve të frymëmarrjes, duke shkaktuar infeksione dhe probleme me frymëmarrje.
Bronkiektazia mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshem, më e zakonshmja është infeksioni i mushkërive. Infeksionet bakteriale dhe virale mund të shkaktojnë që kanalet e frymëmarrjes të jenë të dëmtuara dhe të zgjeruara.
Shenjat dhe simptomet
· Dhembje kraharori
· Frymëmarrje të penguar
· Zëra abnormal në mushkëri gjatë frymëmarrjes
· Kollitje afatgjate
· Kollitje me gjak dhe me sasi të mëdha të mukozës
· Paraqitje kaltëroshe të lëkurës
· Trashje të lëkurës nën thonjë
· Erë e keqe e gojës
· Lodhje dhe dobësim
· Humbje të peshës