Kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton fitoi në debatin e fundit parazgjedhor televiziv, që u mbajt mbrëmë në Las Vegas, kumtoi CNN në bazë të rezultateve të marra nga anketa e mbajtur.
Pesëdhjetë e dy për qind e të anketuarve deklaruan se Clinton është fituese, ndërsa 39 për qind konsiderojnë se më mirë është prezantuar kandidati i republikanëve, Donald Tramp.
Sipas vlerësimeve të CNN, Clinton e mposhti Trumpin edhe në debatin e parë dhe të dytë televiziv me 62 përkundër 27 për qind, përkatësisht 44 përkundër 34 për qind.