Forca e Sigurisë së Kosovës, Garda Kombëtare e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë, sot garojnë në vrapim me moton ”Së bashku për paqe”.
Ceremonia fillestare e gara në atletikë – krosi në vrapim të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe të Ushtrisë Amerikane për Evropë, do të fillojë në sheshin “Skënderbeu”, prej nga fillon edhe shtegu i vrapimit, i cili vazhdon deri tek rreth rrotullimi afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.
Në garë do të jenë 300 ushtarakë nga FSK, Garda e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë.
Gara sportive do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të ushtrimit fushor ”Shqiponja 5” të FSK-së, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji./KosovaPress/