Aktuale

Hoxhaj dënon sulmin në Stamboll, solidarizohet me turqit

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur në Aeroportin e Stambollit në Turqi, me ç’rast janë vrarë dhjetëra persona.

“I dënojmë ashpër sulmet vdekjeprurëse terroriste në aeroportin e Stambollit!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, transmeton Gazeta Express.

“Mendjet tona janë te viktimat dhe populli turk”, thuhet në mesazhin e kryediplomatit kosovar. /Express/