Ajo është ish-praktikante në Kuvendin e Maqedonisë, prej ku është paraqitur në shkollën për lider të rinj, që organizohet nën patronatin e Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Në këtë shkollë ka rënë në sy me aktivitetin e saj dhe ka marrë ofertë të angazhohet në kabinetin e Presidentit. Pranvera Imeri nga Tetova, e diplomuar në shkencat politike në Universitetin e Evropës Juglindore, është këshilltarja më e re shqiptare në kabinetin e presidentit maqedonas, e cila gjatë kohës së lirë nuk heziton të postojë fotografi çasti në profilin e saj në “Facebook”.

