Katër oficerë të Policisë janë qëlluar me armë sot në Gjermani, teksa po kryenin një bastisje.
Raportohet se ata janë qëlluar nga një i dyshuar i një lëvizjeje të ekstremit të djathtë, transmeton Express.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se një 49-vjeçar ka hapur zjarr mbi oficerët, pasi këta të fundit ishin futur në shtëpinë e tij në Georgensgmud, Bavari.
I dyshuari, i cili është arrestuar dhe gjendet në paraburgim, raportohet se e quan veten “Reichesburger”, pjesë të një lëvizjeje të ekstremit të djathtë, e cila pohon se shteti aktual gjerman është jolegjitim dhe dyshohet se ka lidhje me neo-nazistët. /Express/