Rajon & Botë

Shpërthime dhe të shtëna me armë në Aeroportin e Stambollit

Të paktën dy shpërthime dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Sipas një burimi turk, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë ndodhur dy shpërthime, me ç’rast janë lënduar shumë persona, transmeton Gazeta Express.

Të shtënat janë drejtuar nga një parking veturash në aeroport, sipas një dëshmitari, të cituar nga agjencia.

Taksitë kanë transportuar të plagosurit nga aeroporti, ka thënë dëshmitari.

Raportohet për më shume se 40 të plagosur. /Express/