Policia njofton se dje janë arrestuar gjashtë meshkuj, sepse të njëjtit janë përfshirë në një rrahje, me ç’rast njeri nga ta ka marrë lëndime të rënda, i cili është duke u trajtuar në QKUK.
Lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit e përfshirë në rast, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Rrahja ka ndodhur si pasojë e një zënke të mëhershme.
“Lagjja Dardania, Prishtinë 17.10.2016-16:18. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje si pasojë e një zënke të mëhershme. Si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i përfshirë në rrahje, i cili është duke u trajtuar në QKUK e po ashtu lëndime kanë pësuar edhe të dyshuarit e përfshirë në rast të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Express/