Aktuale

Grabitje me maska dhe armë në Tiranë

Një grabitje me maska dhe dhunë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime nga policia i thanë SYRI.net se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Elezi” në zonën e “Vasil Shantos”.

Të njëjtat burime thanë se grabitja me maska ka ndodhur në orën 22:45, në rrugën “Isuf Elezi”, në Selitë, te karburant “Gulf”.

Një person i maskuar me kapuç në kokë, me dhunë i ka vjedhur 8000 lekë dhe 1 celular tip “Iphone 6”, punonjësit të karburantit me inicialet H. S., 42 vjeç”.

Policia bën të ditur se ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje ndërsa është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.