Aktuale

Me granata në çantë shkon në stacionin e Policisë

Policia e Prizrenit njofton se një qytetar nga Prizreni ka sjellë në stacionin e Policisë dy granata dore të cilat i kishte gjetur në podrumin e shtëpisë së tij.

“Granatat i dyshuari i kishte fut në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në Stacion”, thuhet në një komunikatë nga Policia e Prizrenit.

Me t’ u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt./KosovaPress/