Aktuale

Berisha mbron kosovarët që po dënohen nga policia në Shqipëri (Foto)

Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook i ka mbrojtur kosovarët që po dënohen nga policia shqiptare pothuajse nga çdo vizitë që po i bëjnë Shqipërisë.

Një kosovar që është gjobitur nga policia kinse për tejkalim të shpejtësisë,  ka shkruar në adresën e Sali Berishës duke i kërkuar që t’u dalë në ndihmë të gjithë kosovarëve që siq e quan ai po plaçkitën nga policia.

Berisha i është përgjigjur këtij qytetari shkruar “I bëj thirrje prokurorisë të vendosë para ligjit banditet me unforme që plaçkisin me gjoba qytetarët”.

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetari dixhital nga Kosova denoncon:

Gjoben, plaçkitjen nga çunat e krimit te Saje qorrit!

I bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit banditet me unforme qe plaçkisin me gjoba qytetaret! sb

“Pershendetje Z.Berisha siç po e shihni edhe ne foto sot gjate rrugetimit tonë per ne Tiranë, policia rrugore e Shqiperis na ndalë siç ndalë pothuajse qdo Kosovar qe mësyn Shqiperin dhe dënon-gjobit ( plaqkit ) 61Euro Cash per arsye tej-kalim shpejtësie gjë të cilen nuk arrin as vetë polici te ta deshmoj. Maltretimi nuk mbaron ketu, ata te ndalin patenten me mundsi ri-marrje vetem pas 3dite dhe nese unë si qytetar i Kosoves dua te vazhdoje rrugetimin time drejt Maqedonis ose Malit te Zi nuk mund pa patent shoferin te cilin me ka konfiskuar policia Shqiperis edhe pse e kame paguar Gjoben-Plaqkitjen.

Kjo eshte Mikëpritja vellazerore e Shtetit Shqiptar per ne Kosovaret qe duam ta kalojm nje dite ne Shqiperi.

Kjo nuk eshte asgje tjeter perveqëse TURP TURP TURP” /Gazeta Express