ShowBiz

Gjira Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë, solli në jetë Lana-n

Gjira u bë nënë sot (29 janar) për herë të dytë.

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi kishte zbuluar se po priste një vajzë tash e disa muaj, shkruan lajmi.net.

Ajo ditën e sotme (e premte) solli në jetë vajzën të cilën e pagëzoi Lana.

Në profilin e Instagramit Gjira publikoi fotografinë e dorës së vajzëz me të cilen bëri të ditur lajmin.

“Përshëndetje botë…kjo është super vajza ime Lana Ibrahimaj, 29.01.2021, 10:40, 49 cm, 3,5 gr.”, detajoi Gjira në mbishkrimin e imazhit.

Ndërsa Gjira dhe partneri i saj tashmë janë prindër të një djali dhe familja e tyre sapo u shtua me ëmbëlsi./Lajmi.net/