Aktuale

Burri nga Mitrovica e rreh babanë

Një burrë nga Mitrovica është arrestuar dje, meqenëse ka sulmuar fizikisht babanë e tij, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovica e Jugut 17.11.2020 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën m/k. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Express