Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ali Berisha duke folur për arrestimin e Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi thotë se Serbia në vazhdimësi po provokon Kosovën në forma të ndryshme.
Ai përmend edhe rastet kur krerë të shtetin të Serbisë vijnë në Kosovës lirshëm dhe fyejnë institucionet e qytetarët e Kosovës. Lidhur me këtë Berisha thotë se Kosova duhet ta forcojë shtetin e vet, të jetë shtet më i dinjitetshëm.
I ftuar në emisionin “Kontakt “, në Tribuna Channel, Berisha ka thënë se lista serbe po bën presion politik për ndonjë benificion që pretendon ta nxjerrë, që është e pakuptimtë pasi që Trepça është pasuri e Kosovës.
Megjithatë ai thotë se ankesa e Listës Serbe drejtuar Gjykatës Kushtetuese është hap i mirë drejtë njohjes së institucioneve të Republikës së Kosovës.
E, sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Berisha mendon që forma më e mirë është që partitë politike të dakordohen që atë marrëveshje ta sjellin në Kuvend dhe përmes votës ta rrëzojnë këtë marrëveshje dhe të fillojë një proces tjetër i ri i negocimit me Malin e Zi.
“Procesi i liberalizimit po shtyhet pa nevojë , kur ka mund ky problem të zgjidhet para shumë kohësh.Nëse vazhdohet kështu, fajin kryesor e kanë institucionet qeveritare. Procesi është më i vështirësuar pas daljes së listës serbe”, ka thënë Berisha.
Ai ka folur edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme. Berisha thotë se shumica e liderëve të partive politike janë në terren dhe po shihet një frymë se zgjedhjet janë afër.
Aleanca po punon shumë që së bashku me partnerin Nismën të jetë parti e parë politike. Besojë se do të jemi pjesë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën e plotë në “Kontakt”.