Aktuale

Një i plagosur dhe 5 të lënduar në Fushë Kosovë, në mesin e tyre dy policë

Rreth orës 14:00 ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave dhe disa zyrtarëve policorë në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kososovës të cilët kanë dhënë detaje për rastin në fjalë.

Flora Ahmeti për FaktePlus ka thënë se në këtë ngjarje ka pasur të plagosur nga të shtënat me armë si dhe disa zyrtarë policor janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe përforcimet policore ku edhe kanë arrestuar disa persona.

“ Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka bërë me dije se rasti ka filluar të hetohet nga hetuesit.

“Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti/FaktePlus